Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien punon për më të mirën e fëmijëve – Informacione për prindërit
Shërbimet sociale punojnë në interesin më të mirë të fëmijëve, broshurë
-Shumë familje marrin ndihmë nga Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien
Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien gjendet në të gjitha komunat. Prandaj,
punonjësit socialë me njohuri të specializuara për nevojat e fëmijëvepunojnë për t’u siguruar që të gjithë fëmijët të kenë mundësinë të rriten të mbrojtur dhe të sigurt. Praktikisht, kjo nënkupton mbështetjen e familjeve ku një prej prindërve ndihet i dobët nga ana psikologjike ose ka probleme me abuzime të ndryshme. Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien do të mbrojë gjithashtu fëmijët dhe prindërit që janë subjekt i dhunës ose abuzimit.
Së pari, gjërat duhet të funksionojnë mirë në shtëpi
Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien mund të ndihmojë në shumë mënyra.
Zakonisht ne biem dakord për llojin e ndihmës më të përshtatshme sipas rastit. Familjet
që përjetojnë mjaft konflikt, për shembull, mund të takojnë dikë që di se si të ndihmojë
familjet për të zgjidhur këto lloj problemesh. Si prind, ju keni mundësi të merrni mbështetje për rolin tuaj si prind, qoftë me biseda individuale ose në grup. Për fëmijët jepet mundësia të lidhen me një person të caktuar, ose të takojnë fëmijë të tjerë që janë në të njëjtën situatë.
Të gjithë mund të aplikojnë për ndihmë dhe mbrojtje
Nëse mendoni se ju duhet ndihmë ose mbrojtje, mund të kontaktoni Bordin Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien dhe të shpjegoni situatën tuaj. Si fëmijët, edhe prindërit mund të kontaktojnë Bordin Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien për të marrë ndihmë dhe mbështetje
Për të folur me Bordin Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien, kontaktoni zyrën e tyre në komunën ku banoni. Në faqen e internetit të komunës duhet të ketë numra telefoni dhe mënyra të tjera për t’i kontaktuar ata.
Nëse dikush ndjen ankth ose shqetësim, ai mund të
regjistrohet në Bordin Kombëtar për Shëndetin dhe
Mirëqenien
Kushdo që dyshon se një fëmijë po trajtohet keq, mund t’ia raportojë shqetësimin e tij
Bordit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien. Raporti nuk do të thotë që ju, për shembull, po raportoni prindin, por që po raportoni merakun tuaj për fëmijën. Nëse personeli në kopsht, shkollë, ose shërbime të kujdesit shëndetësor dyshon se një fëmijë po trajtohet keq, ata duhet që sipas ligjit, t’ia raportojnë shqetësimin e tyre Bordit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien.
Raporti i bëhet direkt Bordit Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien. Nëse vetëm doni të bëni pyetje për situatën e një fëmije, mund ta bëni pa thënë emrin e fëmijës.
Çfarë ndodh pastaj?
Nëse Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien vendos se një fëmijë mund të ketë
nevojë për mbrojtje ose mbështetje, është detyra e tyre të përcaktojnë se çfarë është më mirë për fëmijën dhe familjen. Ky proces quhet hetim i situatës të fëmijës. Si prindërit, edhe fëmija mund të marrin pjesë në hetim dhe të japin versionin e tyre. Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien mund të ketë nevojë të flasë gjithashtu me të tjerë që e njohin fëmijën, si të afërmit dhe mësuesit.
Çfarë mundet të tregojë Bordi Kombëtar për Shëndetin
dhe Mirëqenien?
Të gjithë ata që kontaktojnë Bordin Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien duhet të
jenë të sigurt se informacionet delikate do të mbahen të fshehura. Prandaj, Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien mban përgjegjësi të madhe për mbrojtjen e informacioneve; ky quhet konfidencialitet. Si kujdestar, normalisht ju lejohet të dini çdo gjë që lidhet me fëmijët tuaj. Por Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien mund të mos tregojë diçka që mund ta ekspozojë fëmijën ndaj një rreziku serioz. Sa më shumë rritet fëmija, aq më shumë vendos fëmija. Prandaj fëmijët më të rritur mund të duhet t’iu japin lejen e tyre kujdestarëve për të kërkuar të dhëna të caktuara.
Mbështetja nëse fëmija nuk mund të jetojë më në shtëpi
Nëse fëmija nuk mundet të jetojë më në shtëpinë e tij, fëmija mund të ketë nevojë të
jetojë diku tjetër për njëfarë kohe. Për shembull, fëmija mund të jetojë me një familje
tjetër (shtëpi familjeje) ose në një shtëpi për kujdes ose vendbanim (HVB). Në këtë situatë, fëmijët kanë të drejtën të marrin mbështetje nga Bordi Kombëtar për Shëndetin dhe Mirëqenien. Është e mundur që, për shembull, të merret ndihmë në zhvillimin e aftësive prindërore të dikujt. Synimi është gjithmonë që të rregullohen gjërat sa më shumë të munden për fëmijën.